Integrimi i kritereve sociale në procesin e prokurimit publik, roli i marrëveshjes OBP–AKPA në rritjen e punësimit lokal

Integrimi i kritereve sociale në procesin e prokurimit publik, roli i marrëveshjes OBP–AKPA në rritjen e punësimit lokal

Marrëveshja mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) po shndërrohet në një model konkret të asaj që në praktikat evropiane njihet si “prokurim social”, duke lidhur drejtpërdrejt fondet publike me krijimin e vendeve të reja të punës në nivel lokal. Sipas të dhënave të bëra publike, në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë punësuar deri tani 63 persona të papunë, në 9 projekte me vlerë të lartë, nga 9 kompani fituese të tenderave. Punësimet janë realizuar në Tiranë, Fier dhe Berat, ku subjektet kontraktuese kanë përmbushur detyrimin për të punësuar punëkërkues të referuar nga Zyrat e Punës, në zonën ku po zbatohet investimi. Ky mekanizëm mbështetet në kuadrin ligjor ekzistues për prokurimin publik dhe politikat aktive të tregut...