Institucionet ligjzbatuese u mbështetën me 160 mln lekë nga AAPSK, miratohen një seri projektesh të tjera për 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 mbështetjen financiare të institucioneve ligjzbatuese, duke kanalizuar fondet e krijuara nga administrimi dhe konfiskimi i pasurive drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025, me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, u financuan projekte të rëndësishme për disa institucione kyçe, me vlerë të përgjithshme mbi 160 milionë lekë. Institucionet e drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe Prokurorinë e Përgjithshme, përfituan mbi 115 milionë lekë, duke reflektuar një prioritet të qartë për forcimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u financua me 28,800,000 lekë për mbështetje logjistike dhe furnizim materialo-teknik,...
Burimi:
top-channel.tv