Inkubatorët që gllabërojnë fonde publike në Korçë

Inkubatorët që gllabërojnë fonde publike në Korçë

Mbi 130 milionë lekë janë shpenzuar në Korçë për projekte të quajtura “Inkubatorë Biznesi”, por sot asnjë inkubator funksional nuk ekziston. Investimet u prezantuan si nisma për mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e startup-eve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por në praktikë një objekt është i mbyllur dhe i kthyer në magazinë, ndërsa tjetri është shndërruar në një strukturë private hotelerie. Dy projekte të ndryshme në emër, por me të njëjtin rezultat: mungesë funksioni, mungesë transparence dhe zero impakt për sipërmarrjen rinore. Inkubatori i parë, i ngritur në ish-Uzinën Mekanike me një kosto prej rreth 55 milionë lekësh, u inaugurua në vitin 2014 si një qendër moderne për startup-e në agroturizëm, zejtari dhe turizëm. Godina ndodhet jashtë përdorimit, dhe pas 11 vitesh,...