Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në Ballkan/ Eurostat: Norma në vitin 2025 vlerësohet në 2.3%, kundrejt 2.5% në BE
Krahasuar me vendet e tjera dhe ato të rajonit, Shqipëria paraqet një normë inflacioni dukshëm më të ulët se Rumania me 6.8%, Estonia me 4.8%, Hungaria me 4.5%, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut me 4.4%, si dhe Serbia dhe Mali i Zi me 4.1%. Inflacioni vjetor në Shqipëri, i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), shënoi një rritje mesatare prej 2.3% gjatë vitit 2025, duke u pozicionuar në të njëjtin nivel me Gjermaninë dhe Çekinë dhe nën mesataren e Bashkimit Europian, e cila ishte 2.5%. Në muajin Dhjetor të vitit 2025 ndërkohë, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti 2.2%, ndërsa ndryshimi mujor ishte 0.6%, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, si dhe e pijeve alkoolike dhe...
Burimi:
sot.com.al