Inflacioni në janar u rrit në 2.3%, rriten më tej çmimet e ushqimeve

Inflacioni në janar u rrit në 2.3%, rriten më tej çmimet e ushqimeve

Jo vetëm i përjetuar si muaji më i gjatë, por këtë vit edhe më i shtrenjtë. Janari 2026 ka nisur me një rritje të mëtejshme të çmimeve, teksa inflacioni në këtë fillim viti kapi normën e 2.3 për qind, nga 1.9 për qind në janar të vitit 2025. Faktori kryesor që po mban ndezur inflacionin mbeten qiratë, veçanërisht në Tiranë. Rritja e kërkesës për qira, zgjerimi i qiradhënies afatshkurtër dhe mbajtja e banesave si investim kanë shtuar presionin mbi tregun, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të shtrenjtë për familjet. Sipas instat qiratë ujë energji elektrike ndikuan me 0.87% në rritjen e çmimeve. Pas qirave, shpenzimet më të mëdha për familjet shqiptare vijnë dhe nga shtrenjtimi i çmimeve tek ushqimet e pijet joalkoolike. Teksa...