Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës

Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës

Banka Botërore nëpërmjet platformës globale për tokën, që iu referua indeksit Prindex (Global Index of Property Rights) raportoi se pasiguria për pronën në Shqipëri është nga më të lartat në Europë duke përfshirë 20 për qind të popullsisë. Ndërkohë që vendi aspiron integrimin evropian, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së tregut, siguria e pronës, po nën hapa pas. Sipas të dhënave të platformës pasiguria për pronën në Shqipëri është rritur nga 18% në 2020 në 20% në 2024. Pavarësisht proceseve të digjitalizimit dhe reformave në kadastër, perceptimi i qytetarëve po shkon në kah të kundërt. Shkaqet kryesore të kësaj pasigurie në rritje vjen si pasojë e kaosit me titujt e pronësisë dhe mbivendosjet. Shqipëria vuan ende nga trashëgimia e ligjit 7501 dhe proceset e...