Importuesit e naftës: Rama të reformojë taksën e qarkullimit, ne ulim menjëherë çmimin
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve i ka paraqitur qeverisë një propozim për reformimin e taksës së qarkullimit, që sipas tyre do të çonte menjëherë në uljen e çmimit të karburanteve. Nafta po tregtohet aktualisht rreth 200 lekë për litër, pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, nga 170–175 lekë që ishte më parë, ndërsa në bursat ndërkombëtare çmimi ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi. Nëse kriza vijon, pritet që çmimet të rriten më tej. Në një propozim të detajuar, aktorët e tregut sugjerojnë që taksa aktuale prej rreth 32.4 lekë për litër të hiqet nga karburanti dhe të zëvendësohet me një tarifë vjetore të drejtpërdrejtë mbi automjetet, e diferencuar sipas kategorive dhe ndikimit në infrastrukturë. Sipas dokumentit, Shqipëria konsumon rreth 730 milionë litra...
Burimi:
syri.net