Importet e veshjeve dhe këpucëve bien 9%: konsum më i ulët në tregun vendas

Importet e veshjeve dhe këpucëve bien 9%: konsum më i ulët në tregun vendas

Importet e tekstileve dhe këpucëve kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar, duke sinjalizuar një ndryshim të qartë në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë, i ndikuar nga rritja e kostove të jetesës dhe zhvillimet demografike të vendit. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2025 importet e veshjeve dhe këpucëve arritën në 86.4 mijë tonë, me një rënie prej 9% krahasuar me vitin 2024. Ky zhvillim pasqyron tkurrjen e kërkesës në tregun vendas, e cila sipas aktorëve të tregut lidhet drejtpërdrejt me uljen e numrit të popullsisë dhe dobësimin e fuqisë blerëse. Në vitin 2025, popullsia zyrtare e Shqipërisë zbriti në 2,363,314 banorë, me një rënie vjetore prej rreth 27,600 personash, ose -1.2%, norma më e lartë në rajon. Krahasuar me...