IHÇK 2,3% në janar 2026, rritje e fortë e çmimeve për argëtimin dhe ushqimet

IHÇK 2,3% në janar 2026, rritje e fortë e çmimeve për argëtimin dhe ushqimet

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat arriti në 2,3% në janar 2026, sipas publikimit të Institutit të Statistikave. Krahasuar me muajin dhjetor, çmimet e konsumit u rritën me 0,6%, duke sinjalizuar një presion të moderuar mbi kostot e jetesës në fillim të vitit. Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe vjetore e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 9,8%, duke qenë kontribuuesi kryesor në inflacionin e muajit. Në nivele më të larta se mesatarja qëndrojnë edhe “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,7%, si dhe “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare”, me nga 3,1% secili. Rritje prej 2,3% shënuan “Ushqime dhe pije...