IA rrezikon 60 % të vendeve të punës/ Eksperti: Brenda 4-5 viteve, nuk do jetë e largët as për Shqipërinë
Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa tha se vendet e mëdha po riorganizojnë zinxhirët e furnizimit për t’u shkëputur nga Kina, proces që do të prekë edhe BE-në. Sipas tij, inteligjenca artificiale dhe robotika do të zëvendësojnë shumë profesione, duke rritur produktivitetin, ndërsa vendet duhet të përshtatin politikat e kapitalit njerëzor. Këto ndryshime, tha ai, pritet të ndihen edhe në Shqipëri brenda 4–5 viteve. “Do të ketë një riorientim të zinxhirëve të financimit. Politikat e vendeve të mëdha tentojnë të riorganizojnë zinxhirët e furnizimit për t’u shkëputur nga Kina, tashmë duan t’i kenë më nën kontroll. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me BE-në dhe polet e tjera. Procesi i riorientimit nuk do të jetë “business as usual”, por nga ajo që po shohim do të kemi një riorientim të theksuar. Shumë...
Burimi:
javanews.al