Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Hyn në fuqi paga minimale/ 50 mijë lekë duke filluar nga 1 janari, përfitojnë mbi 307 mijë individë
Viti 2026 ka hyrë me një sërë ndryshimesh të cilat do të zbatohen duke filluar nga data e sotme 1 janar. Vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale në 50 mijë lekë tashmë ka hyrë në fuqi dhe do të përfitojnë rreth 307 mijë e 850 punonjës, të punësuar në sektorin publik dhe privat. Si pjesë e paketës fiskale të miratuar dhe me buxhetin 2026 paga minimale është premtuar nga qeveria se për 9 muajt e parë të zbatimit të saj kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale në pak vite. Ndryshimi i fundit para këtij vendimi u bë në vitin 2023, kur paga minimale u...