Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri, i cili rrit me 25% çmimet e referencës që përdoren nga Doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura, përfshirë autoveturat, kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Çmimet e referencës përdoren në rastet kur automjeti ka vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve, si “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., të cilat pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane. Ndryshimet parashikohen në Udhëzimin Nr. 26, datë 17.12.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, ‘Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Rritja e çmimeve për autoveturat Sipas udhëzimit të ri, pragu minimal i vlerësimit doganor për autoveturat rritet...