Hiqet pezullimi për tenderin e fiskalizimit 7.7 mln euro, KPP: Autoriteti të vijojë hapat e radhës

Hiqet pezullimi për tenderin e fiskalizimit 7.7 mln euro, KPP: Autoriteti të vijojë hapat e radhës

Tenderët që lidhen me sistemet e informacionit dhe teknologjisë kanë mbetur së fundmi “dyerve” të Komisionit të Prokurimeve Publike. Shumica e atyre që shkojnë me vlera miliona euro ankimohen vazhdimit në hallka të ndryshme nga dokumentet e tenderit tek vlerësimi duke i zgjatur procedurat pafund për finalizimin e një kontrate. Një rast i tillë është edhe ai për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”. Ky tender me fond limit 770 milionë lekë apo 7.7 milionë euro u pezullua nga KPP thuajse 10 ditë më parë teksa një vendim i datës 11 shkurt heq këtë pezullim duke i lejuar autoritetit kontraktor që të vijojë me hapat e radhës. Sipas KPP autoriteti në këtë rast Agjencia Kombëtare...