Harta e pasurive të konfiskuara të krimit – Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet…

Harta e pasurive të konfiskuara të krimit – Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet…

Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri këto të cilat janë aktualisht në zotërim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Vitin e kaluar ka pasur një numër më të ulët pasurish të konfiskuara se në 2024. Gjithashtu, ndryshe nga viti 2024 ku shumica e pasurive ishin konfiskuar në Tiranë, duket se 2025 e ka ndryshuar hartën e konfiskimeve. Sipas katalogut të publikuar nga AAPSK, Lezha rezulton të ketë shënuar një rekord prej 56 pronash që i kanë kaluar shtetit pas konfiskimit me vendim gjykate. Ndërkohë,  në vend të dytë renditet Durrësi me 40 pasuri të konfiskuara, Tirana me 33, Vlora me 30 (vetëm...