Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi raportin e politikës monetare. Gjatë një konference për shtyp, Sejko deklaroi se ka pasur ecuri pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2026. Sejko tha se në këtë ecuri, kontribut ka patur edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë. Sejko shtoi se trendët e zhvillimit të ekonomisë do të jenë pozitive edhe në të ardhmen, teksa tha se inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda 2026. “Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e politikës monetare. Ka pasur ecuri pozitive të ekonomisë në 3 mujorin e 2026. Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kredia për sektorin privat...
Burimi:
javanews.al