Goldman Sachs: Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027
Çmimet e naftës ranë të premten (20 mars), por mbetën dukshëm mbi 100 dollarë, ndërsa infrastruktura energjetike në Lindjen e Mesme është dëmtuar dhe ngushtica jetike e Hormuzit vazhdon të jetë kryesisht e mbyllur. Goldman Sachs, një gjigant global i investimeve dhe analizës së tregjeve financiare, sugjeron se çmimet e larta mund të zgjasin deri në vitin 2027, shkruan CNN. Nafta Brent, standardi global i çmimit të naftës, ra me 0.1% në 108.5 dollarë për fuçi, pasi më herët gjatë ditës kishte arritur në 110 dollarë. Nafta amerikane mbeti pothuajse e pandryshuar në 95.6 dollarë. “Vazhdimësia e disa goditjeve të mëdha të mëparshme në furnizim thekson rrezikun që çmimet e naftës të qëndrojnë mbi 100 dollarë për më gjatë, në skenarë rreziku me ndërprerje më të gjata...
Burimi:
syri.net