Gjobat nuk ndalen as në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar

Gjobat nuk ndalen as në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar

Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e rasteve nuk e ka luksin që të rrijë kaq gjatë pa punë. Administrata, Po! Ajo ia ka lënë vendin shtetit online dhe vetë pushon e udhëton. gjoba tatime Gjithsesi, shumë fundjava apo ditë pushimi zyrtare nuk kanë qenë të qeta këto kohë, ndonëse pothuajse të gjitha veprimet biznesi mund ti kryejë online. Ndonjëherë nuk punon self-care, ndonënjëherë nuk ngarkon dot dokumentet për barrëlindjet apo raportet e punonjësve. Një herë tjetër nuk merr dot nënshkrimin elektronik, që të bllokon tërësisht aktivitetin. Këtë fundjavë të gjatë, bizneset po ankohen se po marrin gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja...