FOTOT/ Maqedonia e Veriut s’i kalon 1 euro për litër naftë, shqiptarët paguajnë mbi dyfish
Teksa shqiptarët po përballen më një çmim aspak normal të tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj dhe qeverinë nga ana tjetër kokëfortë që refuzon t’i ndihmojë ata për të zbutur sadopak rritjen me mosmarrjen e asnjë mase, e kundërta po ndodh në rajon. Paradoksi është jo shumë larg nesh, ku vendet e rajonit jo vetëm që kanë një çmim të përballueshëm për qytetarët e saj, por edhe po e subvencionojnë dhe po ulin akcizën e naftës. Realiteti në fqinjin tonë të Maqedonisë së Veriut, është në kontrast të fortë me tregtimin e naftës për qytetarët në Shqipëri. Sot, 25 mars, në Maqedoninë e Veriut nafta tregtohet me 92.2 cent për litër siç shihet nga fotot e siguruar nga vendi fqinj, e në një pikë tjetër...
Burimi:
syri.net