FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë në vijim të misionit të mbajtur në nëntor, ku vlerëson se vendi ynë vijon të ketë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, e nxitur kryesisht nga turizmi dhe konsumi privat. Sipas raportit të FMN-së, ekonomia shqiptare ka shënuar performancë të fortë edhe pas pandemisë, me një rritje mesatare prej 4.3%, ndërsa për vitin 2025 parashikohet një rritje prej 3.5% dhe 3.6% në vitin 2026. Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, duke dhënë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik, edhe pse pritet një moderim gradual i ritmeve të rritjes. “Shqipëria ka arritur një rritje të fortë të PBB-së reale, të nxitur nga shërbimet e ndërtimit dhe turizmit në vitet e fundit. Hendeku i prodhimit...