Fermerët e Goriçanit përmbyten për të katërtën herë

Fermerët e Goriçanit përmbyten për të katërtën herë

Këtë javë, për të katërtën herë brenda një harku kohor prej tre muajsh, zonat e serave në Goriçan të Beratit janë përmbytur. Që nga nëntori i vitit 2025, cikli i prodhimit në këtë zonë, e njohur si hambari i eksporteve shqiptare është ndërprerë dhunshëm nga reshjet dhe më pas vërshimi i lumit Devoll, HEC-et e të cilit kanë hapur portat e shkarkimit në respekt të rregulloreve. Gentian Ziu një fermer në zonë tha se, këtë herë u dëmtuan tërësisht serat e fidanishteve dhe të tjera që u rikuperuan dhe tani situata është më shumë se katastrofë. Eksportet e zarzavateve në janar 2026 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT u përgjysmuan nga efektet shkatërruese të përmbytjeve të janarit. Fermerët në zonë pohojnë se investimi fillestar për...