Familjet shqiptare në krizë, mbahen nga emigrantët, rekord dërgesash prej 1.1 miliardë euro më 2025-ën
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, teksa numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë sa vjen e po shtohet për shkak të valës së re të emigracionit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët arritën një rekord të ri prej 1.1 miliardë euro më 2025-ën, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë dhe të katërt, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës dhe më pas në fund vit. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek...
Burimi:
syri.net