Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

“Më zgjidh këtë problem matematikor”. “Krijo një ese se si mund të përdorim algjebrën në jetën e përditshme”. Këto mund të kenë qenë disa nga kërkesat që nxënësit të kenë kërkuar ndihmë nga inteligjenca artificiale, e shumë të tjera, në varësi të moshës, vështirësisë dhe profilit arsimor. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Eurostat, 63.8% e të rinjve, të grupmoshës 16-24 vjeç, përdorën mjetet e inteligjencës artificiale në vitin 2025. Kjo përqindje është pothuajse dy herë më e lartë se përqindja e njerëzve në popullatën e përgjithshme që përdorën këto mjete në Evropë (32.7% e atyre të moshës 16-74 vjeç). Të rinjtë po e përfshijnë e IA-në në fusha të ndryshme të jetës. Përdorimi i IA-së për qëllime private ishte më i zakonshëm...