Euro zbret në minimum të ri historik

Euro zbret në minimum të ri historik

Euroja ka humbur pikë përballë monedhës sonë kombëtare dhe, sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, këmbehet me 96.08 lekë. Rënia e monedhës evropiane është pjesë e një cikli më të gjerë dobësimi të disa monedhave kryesore kundrejt lekut. Rënia lidhet me ofertën e lartë të euros nga faktorë sezonalë, flukset e emigrantëve, si dhe me tendencën disa-vjeçare të dobësimit të ndikuar nga pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të mëtejshme, duke u këmbyer me 82.6 lekë, ose 0.3 lekë më pak se në përditësimin e mëparshëm. Ndërkohë, në të njëjtën linjë kanë lëvizur edhe dollari australian, dollari kanadez dhe juani kinez, të cilët gjithashtu kanë shënuar rënie të lehtë në raport me monedhën shqiptare. Ky trend ka...