Erozioni dhe mbindërtimet/ Alarmi i medias së huaj: Turizmi në Shqipëri po zhvillohet në kurriz të mjedisit

Erozioni dhe mbindërtimet/ Alarmi i medias së huaj: Turizmi në Shqipëri po zhvillohet në kurriz të mjedisit

Media ndërkombëtare të specializuara në turizëm po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje bumit turistik të Shqipërisë, por këtë herë jo vetëm si histori suksesi. Sipas Travel and Tour World (TTW), një platformë globale mediatike e fokusuar te industria e turizmit dhe udhëtimeve, rritja e shpejtë e vizitorëve po shoqërohet me një valë ndërtimesh intensive, presion mbi vijën bregdetare dhe rreziqe serioze për mjedisin. Shqipëria po shihet si një destinacion në rritje të shpejtë, por edhe si një shembull i sfidës së madhe që përballin destinacionet e reja: si të menaxhojnë suksesin pa e paguar atë me koston e natyrës dhe cilësisë së zhvillimit. Në vijim artikulli i plotë: Në një transformim mbresëlënës, Shqipëria ka përjetuar një bum turistik si rrallë vende të tjera....