“Emigrantët shqiptarë më riemgrimin më të lartë”, BERZH: Po largohet mosha 20-39 vjeç, popullsia me tkurrje më të shpejtë

“Emigrantët shqiptarë më riemgrimin më të lartë”, BERZH: Po largohet mosha 20-39 vjeç, popullsia me tkurrje më të shpejtë

Shqipëria renditet ndër vendet me tkurrjen më të shpejtë të popullsisë si pasojë e lindshmërisë së ulët dhe emigracionit të lartë. Largimi jashtë vendit, një ndër plagët më të mëdha në Shqipëri po thellohet më shumë për shkak të emigrimit kryesisht të forcës së punës. Në raportin e tranzicionit BERZH vë në dukje se në Shqipëri po emigron më së shumti mosha 20-39 vjeç, duke shkaktuar ndër tkurrjet më të shpejta edhe se mesatarja e Europës Juglindore. Shqipëria po zbrazet jo vetëm nga njerëzit por dhe nga ideja e kthimit. Edhe në rastet kur emigrantët rikthehen sipas BERZH ata rimendojnë largimin përsëri për të punuar. “Të kthyerit në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut raportojnë se kanë veçanërisht gjasa të kërkojnë një periudhë tjetër jashtë vendit....