Eksodi i ri: Shqiptarët emigrojnë çdo ditë për të furnizuar makinat dhe për të blerë ushqime e ilaçe

Eksodi i ri: Shqiptarët emigrojnë çdo ditë për të furnizuar makinat dhe për të blerë ushqime e ilaçe

MONITOR Shqipëria është sot një histori suksesi, të paktën në letër. Rekorde turistësh, rritje të net-qëndrimeve, aeroport që shpërthen nga fluksi dhe një industri që, sipas shifrave, po e çon ekonominë përpara. Në çdo dalje publike, turizmi përmendet si motori i rritjes dhe si dëshmi se vendi më në fund “po funksionon”. Vetëm se ka një detaj të vogël që nuk hyn në këto statistika: shqiptarët. Sepse ndërsa turistët vijnë, shqiptarët po ikin, jo për pushime, por për të mbushur makinën me naftë dhe çantat me ushqime. Sipas të dhënave, vetëm nga karburanti, nga Shqipëria po dalin rreth 1 milion euro në ditë drejt vendeve fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit. Një “turizëm” i ri, ditor, pa bagazh dhe pa rezervime, por me...