Ekonomia shqiptare pa amortizatorë, po ndërton shumë, por mbrohet pak/ Masat e qeverisë pa efekt

Ekonomia shqiptare pa amortizatorë, po ndërton shumë, por mbrohet pak/ Masat e qeverisë pa efekt

Në një botë ku tensionet gjeopolitike janë bërë pothuajse rutinë, ekonomia globale po lëviz mbi një terren gjithnjë e më të pasigurt. Kriza në Lindjen e Mesme po reflektohet menjëherë në çmimet e naftës, në kostot e transportit dhe në zinxhirët e furnizimit. Nafta është shtrenjtuar, rrugët detare janë bërë më të rrezikshme dhe tregjet po reagojnë me nervozizëm. Si gjithmonë, vala përfundimtare përplaset te konsumatori, nga faturat e energjisë te çmimet e ushqimeve. Bota sot është më e lidhur se kurrë, por pikërisht kjo e bën edhe më të brishtë. Një konflikt rajonal prodhon efekte globale në kohë rekord. Lufta në Ukrainë e tregoi këtë qartë: tregjet e energjisë u përmbysën, zinxhirët e furnizimit u çrregulluan dhe u deshën vite që ekonomia europiane të...