Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ekonomia në këmbë nga shteti? Si po mbyllet 2025, administrata kontribuues kryesor, bien sektorët prodhues
Teksa viti 2025 po shkon drejt mbylljes, ekonomia shqiptare raporton sërish rritje të qëndrueshme, në rreth 3.5% një shifër që në pamje të parë sugjeron stabilitet dhe rezistencë ndaj tronditjeve të jashtme. Megjithatë, pas numrave pozitivë fshihet një pyetje thelbësore: kush po e prodhon realisht këtë rritje dhe sa e qëndrueshme është ajo? Një analizë e detajuar mbi treguesit kryesor të PBB vë në dukje se një peshë gjithnjë e më e madhe po vjen nga shteti, përmes shpenzimeve buxhetore dhe të ardhurave fiskale, ndërsa kontributi i sektorëve prodhues mbetet i dobët. Administrata publike dhe taksat neto po japin një rol të rëndësishëm në rritje, në një kohë kur industria dhe bujqësia vazhdojnë të frenojnë ekonominë. “Nëse nga rritja totale e vitit 2024 përjashtohet kontributi...