Edhe aksi nacional Skrapar–Përmet rrëzohet, pse prokuroria nuk heton kompaninë “Salillari”?!
Probleme serioze janë raportuar që prej mbrëmjes së djeshme në aksin nacional Skrapar–Përmet, ku një pjesë e rrugës është dëmtuar rëndë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve nga zona, asfalti është çarë në mes të segmentit rrugor dhe në një pjesë të konsiderueshme rruga ka pësuar shembje. Dëmtimi është konstatuar në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit, në një aks që ishte përfunduar në para pak vitesh nga kompania ndërtuese “Salillari”. Ndërkohë situata është komplikuar edhe në hyrje të qytetit të Skraparit. Prej disa orësh qarkullimi është bllokuar në zonën e fshatit Buzuq, ku shkarjet e masiveve shkëmbore kanë rënë mbi rrugë, duke penguar kalimin e mjeteve. Strukturat përkatëse raportohet se ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e aksit...
Burimi:
kohajone.com