DW: Euro kundrejt dollarit amerikan, në nivelin më të lartë që nga viti 2021! A duhet të ndërhyjë Banka Qendrore Europiane

DW: Euro kundrejt dollarit amerikan, në nivelin më të lartë që nga viti 2021! A duhet të ndërhyjë Banka Qendrore Europiane

Euro kundrejt dollarit të SHBA-së është në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Kjo ka efekte për sipërmarrjet dhe konsumatorët europianë. A duhet të ndërhyjë Banka Qendrore Europiane (BQE)? Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade. Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera. Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën...