Drejtoresha e Kadastrës: Në 2028-ën mbyllen të gjitha legalizimet! 80% e Shqipërisë probleme me hartat

Drejtoresha e Kadastrës: Në 2028-ën mbyllen të gjitha legalizimet! 80% e Shqipërisë probleme me hartat

Brenda vitit 2028 do të përmbyllen plotësisht të gjitha dosjet në proces legalizimi, deklaroi dje drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli në seancë dëgjimore në “Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik”. Procesi i legalizimit ka nisur zyrtarisht në vitin 2006, dhe referuar raportit vjetor të Kadastrës janë edhe rreth 130 mijë vetëdeklarim, ende në proces. “Viti 2025 me 26101 legalizime, ka qenë viti më i miri sa i takon legalizimeve që kur është krijuar ASHK, në 2019. Për 6-mujorin e parë të 2026-ës kemi miratuar 17.396 vendime legalizimi, është një numër më i lartë në 2023-2024, dhe do të jetë vit edhe më i mirë se viti 2025. Patjetër, që kemi një numër shumë të madh dosjesh për këtë proces. Afati ligjor në ligj për të...