Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te dëmet e motit dhe rreziku i flluskës në ndërtim

Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te dëmet e motit dhe rreziku i flluskës në ndërtim

Me përfundimin e efektit të rritjes së pagave në administratën publike, maturimin e ndërtimit dhe zbehjen e “magjisë” së Shqipërisë te të huajt, dilemat shtohen se cilët do të jenë sektorët, që do të nxisin ekonominë në vitin 2026. Bizneset prodhuese mbeten pesimiste, teksa do të duhet të përballojnë rritjen e pagës minimale e kostove të tjera, kërkesën e dobët të jashtme dhe investimet e detyrueshme për të arritur standardet e BE-së. Ndërtimi është në një rreth vicioz, mes rritjes së çmimeve nga referencat e reja dhe rënies së kërkesës. Institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë për domosdoshmërinë e një modeli të qëndrueshëm ekonomik dhe politikave për rikthimin e trurit. Ndryshimet klimaterike po bëhen një tjetër faktor i paparshikueshëm, me efekte negative. Shpejtësia me të cilën ekonomia dhe...