Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë po bëhen të papërballueshme!
Strehimi në Tiranë po kthehet në sfidë për mijëra qytetarë. Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme të shpejta, e po ashtu edhe qiratë mujore për të rinj apo familje që zhvendosen në kryeqytet. Të dhënat e Institutit të Statistikave për inflacionin, tregojnë se në muajin janar qiratë, kishin treguesin më të lartë të inflacionit, me rritje 8.5% në të gjithë vendin, ndërsa të çmimet në treg në zonat urbane të Tiranës kanë pësuar një rritje që varion nga 20% deri në 40%. Sipas zonave dhe madhësisë së apartamentit, në pjesën qendrore cmimi varion nga 500 deri në 1800 euro në muaj, ndërsa në pjesët më të largëta, banesat lëshohen për 300 deri në 850 euro. Ekspertët thonë se rritja e çmimeve do të vijojë...
Burimi:
syri.net