Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar
Tabelat e çmimeve në pikat e karburanteve në Tiranë tregojnë një situatë të qëndrueshme për naftën, e cila prej disa ditësh shitet me 214 lekë për litër. Kamera e Radio Televizionit Shqiptar ka zhvilluar një vëzhgim në disa pika të tregtimit me pakicë, ku çmimi rezulton i pandryshuar. Jashtë kamerave, operatorët e karburanteve pohojnë se aktualisht nuk ka pasur lëvizje në treg, duke reflektuar një periudhë stabiliteti. Në krahasim me fillimin e luftës në Gjirin Persik, kur çmimi i naftës në tregun vendas varionte nga 170 deri në 175 lekë për litër, niveli aktual mbetet dukshëm i rritur. Ky ndryshim pasqyron ndikimin që zhvillimet ndërkombëtare kanë pasur në tregun e karburanteve. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka paralajmëruar paketën me masa për të mbajtur në ekuilibër çmimet....
Burimi:
javanews.al