Çmimi i naftës fillon të rritet në disa pika të Tiranës, arrin 179 lekë për litër

Çmimi i naftës fillon të rritet në disa pika të Tiranës, arrin 179 lekë për litër

Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës me 4 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen pas ndryshimit të naftës në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme. Sipas vëzhgimit të “Monitor”, rritja e çmimit të naftës ka nisur të reflektohet prej ditës së djeshme në disa nga pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë, ndërsa çmimet në autostradë kanë mbetur të pandryshuara. Në pikën e shitjes me pakicë të karburanteve “Elda” në zonën e “Xhamllikut” çmimi i naftës ka arritur 179 lekë për litër nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë. Çmimi është rritur 4 lekë. Ndërsa çmimi për benzinën ka mbetur i pandryshuar prej 179 lekë...