Çmimi emocional, kur ankthi bëhet monedhë, ‘paratë nuk mjaftojnë më’
Ka një paradoks të kohës sonë që nuk shfaqet në statistika dhe nuk matet me kurba ekonomike: ndërsa standardi i jetesës duket se ngjitet me hapa të vegjël, mirëqenia e brendshme zbret me vrap. Kemi më shumë pajisje, më shumë shërbime, më shumë mundësi në letër, por ndihemi më të pasigurt, më të lodhur psikologjikisht, sikur çdo përmirësim material ka një kosto të padukshme. Teksa të ardhurat rriten, çmimi emocional ka hyrë në epokën e vet të inflacionit po të lartë, duke e kthyer qetësinë në një ëndërr të shkuar dhe ankthin, në monedhën e përditshmërisë sonë. Ekspertët e shëndetit mendor thonë se, realiteti i përditshëm përkthehet në një shtrëngim të ngadaltë dhe të padukshëm të presionit, ku rritja e çmimeve për mallra bazë, qiratë...
Burimi:
syri.net