Çmimet nuk janë aq të lira sa thuhet zyrtarisht!
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor bazë për janarin u rrit në 3.09%, nga 3.03% që kishte qenë në dhjetor 2025 dhe 2.36% që kishte qenë në janar 2025. Në këto nivele, inflacioni bazë konfirmohet pranë niveleve më të larta të dy viteve të fundit. Rritja e inflacionit bazë reflekton një tendencë të rritjes së çmimeve të mallrave të qëndrueshëm dhe sidomos të shërbimeve të prodhuara nga ekonomia e brendshme. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste dhe faktorin më përcaktues që ka sjellë rritjen e inflacionit bazë. Megjithatë, rritja e disa prej çmimeve të shërbimeve të lidhura me turizmin është balancuar nga...
Burimi:
sot.com.al