Çmimet në Shqipëri u rriten më shpejt se mesatarja e Bashkimit Europian

Çmimet në Shqipëri u rriten më shpejt se mesatarja e Bashkimit Europian

Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), metodologji e Eurostat arriti në 2,5% në muajin shkurt 2026, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).  Kjo vlerë ishte më e lartë se mesatarja e BE-së ku inflacioni mesatar në shkurt ishte 2.1%. Ky tregues shënoi një rritje të lehtë krahasuar me muajin paraardhës, ku çmimet e konsumit u rritën me 0,5% brenda një muaji. Rritja më e lartë vjetore u vërejt në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, i cili u shtrenjtua me 9,7%, duke pasur një ndikim të ndjeshëm prej 0,60 pikë përqindje në shifrën totale të inflacionit. Megjithatë, peshën kryesore në rritjen e çmimeve vazhdojnë ta mbajnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, të cilat edhe...