Çmimet në Shqipëri më të shtrenjtat në Europë/ Biba ‘gjen’ zgjidhjen: Mos blini parmixhano…
Çmimet më të larta të produkteve në supermarketet shqiptare krahasuar edhe me të njëjtat linja tregtimi jashtë vendit është bërë shpesh objekt diskutimi, lidhur me funksionimin e tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri. Duke folur për këtë çështje, i pyetur nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, tha se institucioni i tij nuk mund të bëjë shumë për këtë fenomen, duke sjellë në vëmendje konceptin e zëvendësueshmërisë së produktit. “Një nga fjalët kyç në të drejtën e konkurrencës është zëvendësueshmëria. Shoh që disa prej supermarketeve edhe me emër të madh, degë të mëmave të tyre jashtë, kanë çmime më të larta në Shqipëri sesa kompanitë mëma jashtë. Këtu vijmë te një moment që është profesional. Dikush mund të thotë...
Burimi:
syri.net