Çfarë presim nga 2026? Rritje pensionesh, paga më të larta dhe perofrmancë më të mirë të ekonomisë

Çfarë presim nga 2026? Rritje pensionesh, paga më të larta dhe perofrmancë më të mirë të ekonomisë

Viti 2026 sapo ka nisur dhe, së bashku me të, edhe një bilanc i ekonomisë shqiptare në 2025. Jo më shumë surpriza: një inflacion nën kontroll, rritje e qëndrueshme dhe një ekonomi që ecën, por jo me ritëm të lartë. Ndërsa ky vit i ri na gjen me një buxhet historik prej 8.9 mld eurosh, të fokusuar te pensionet dhe investimet publike. Me një rritje ekonomike rreth 3.5%, shkallë punësimi 58.8%, papunësi 8.1%, borxh publik rreth 54.02%, inflacion mesatar rreth 2% dhe rreth 1.2 mld euro investime të huaja, kjo është panorama që viti që lamë pas na ofron në këtë 2026. Por aftësia për të qenë elastike e ka bërë ekonominë shqiptare të përshtatet ndër vite. Tërmeti i 2019-s, pandemia e 2020–2021, kriza e...