Çfarë po ndodh me kursimet? Bankat shënojnë frenim të fortë në nëntor

Çfarë po ndodh me kursimet? Bankat shënojnë frenim të fortë në nëntor

Muaji nëntor ka sjellë një ngadalësim të kursimeve në banka, të ndikuar kryesisht nga ecuria e dobët e depozitimeve në valutë, por edhe ato në lekë kanë shënuar rritje më të ulët krahasuar me muajt e mëparshëm. Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit nëntor ishte 690 miliardë lekë, me një rritje prej 0.4%, ose rreth 2.8 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm. (një muaj më parë, kursimet u shtuan me 6.6 miliardë lekë). Rritja në muajin nëntor ka ardhur pothuajse tërësisht nga individët, që kanë shtuar depozitimet në banke, si pa afat ashtu dhe me afat, pavarësisht ciklit në ulje të normave të interesit, pas lehtësimit të politikës monetare...