Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Projektligji “Për censin e Bujqësisë” ka kaluar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe institucional dhe pritet të nisë brenda këtij viti për të mbledhur të dhëna mbi tablonë e tokës bujqësore dhe blegtorisë në vend, të dhënat që sipas ekspertëve të pushtetit vendor do të krijojnë një pasqyrë të ekonomisë rurale. Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë. E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën 2022-2026, ky cens pritet të realizohet brenda këtij viti, katërmbëdhjetë vjet pas censit të fundit të situatës së...