Bursës Shqiptare të Energjisë i largohen 5 anëtarë, kërkuan dorëheqjen

Bursës Shqiptare të Energjisë i largohen 5 anëtarë, kërkuan dorëheqjen

Në javët e fundit të dhjetorit, të paktën pesë anëtarë i janë larguar Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX). ​Në faqen e saj të internetit janë bërë njoftimet se kërkesat e dorëheqjes janë pranuar për secilin prej tyre dhe se ato nuk do të jenë më pjesë e bursës nga 31 dhjetori 2025. Konkretisht, bëhet fjalë për ish-anëtarët AI EnergyX sh.p.k, Energy Commodities sh.p.k, Infinit Energy Dooel – Dega në Kosovë, Infinit Power Solutions sh.p.k dhe GLOBAL TECHNICAL MECHANICS sh.p.k. Sipas kuadrit ligjor, anëtarët e Bursës mund të bëhen pjesë e saj përmes plotësimit të një sërë kushtesh dhe, po kështu, të kërkojnë daljen nga ajo pas përmbushjes së disa kërkesave të tjera. Konkretisht, procedura lidhur me dorëheqjen nga statusi i Anëtarit të Bursës parashikon si...