Bujqësia e rrënuar/ Rama mashtron dhe fyen fermerët: Nuk janë problem paratë, por ju jeni të painformuar
Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët e Divjakës, duke mashtruar hapur para tyre se nuk është problem financimi i bujqësisë. Ndërkohë që bujqësia dhe blegtoria janë të rrënuara, Rama tha para fermerëve se nuk është problemi tek paratë. Ndihma e qeverisë për fermerët në Shqipëri nuk është vetëm më e ulëta në rajon, por edhe me distancë shumë të madhe me vende si Kosova, Maqedonia e Serbia. Rama akuzoi fermerët se nuk janë të informuar siç duhet. “Sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka dhe do të bëjë, nuk është problem pasi paratë janë. Por problemi është mungesa e informacionit dhe përgatitjes për t’i thithur ato para. Fonde nga BE do të kemi më shumë, por duhet të jemi...
Burimi:
syri.net