Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

Përmbytjet dhe ngricat e muajve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësinë shqiptare, duke shkatërruar kulturat, serrat, pemët frutore, bagëtinë etj.   Për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm 16 miliardë lekë, një shumë që duket e madhe në letër, por që nuk mjafton për të mbuluar as funksionimin rutinë të sektorit dhe as nuk bëhet fjalë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe fenomenet e tjera ekstreme. Në kontekstin e kontributit të bujqësisë në ekonominë shqiptare, ky buxhet është i pamjaftueshëm. Sektori bujqësor, jo vetëm që siguron një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rreth 15% të tij, por mbështet edhe punësimin në zonat rurale dhe furnizon tregun me ushqim për qytetarët, duke luajtur...