BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008. Sipas publikimit të fundit, Banka Qendrore bën të ditur se huatë me probleme zbritën në nivelin e 3.8% në dhjetor, nga 4.17% që ishin një vit më parë. Ndërsa vlera e tyre gjatë gjithë muajve të tjerë të vitit 2025 ishte në kufijtë e 4%-4.4%, siç u regjistrua në shtatorin e vitit të kaluar. Rënia e kredive me probleme gjatë muajit dhjetor vjen edhe si pasojë e pastrimit të portofolëve nga kreditë e humbura të bankave para mbylljes së bilancit financiar vjetor. Këto volume të kredive të nxjerra jashtë bilanceve ndikojnë menjëherë në uljen e raportit të kredive me probleme në...
Burimi:
javanews.al