Bllokohen 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni i sigurisë ushqimore

Bllokohen 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni i sigurisë ushqimore

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë si prioritet sigurinë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”-thuhet në njoftim. Top Channel