Bizneset shtojnë kursimet pas festave, u rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka nga subjektet, të pakta nga individët
Janari konsiderohet si një nga muajt më të vështirë për buxhetet familjare, mes faturave të larta dhe shpenzimeve të mbartura nga fundviti, por qytetarët shqiptarë këtë fillimvit zgjodhën të kursejnë më shumë, sidomos në monedhën vendase. Të dhënat tregojnë se kursimet në banka në lekë shënuan rritje të fortë në janar, duke arritur në 737 miliardë lekë, një rritje me 13% me bazë vjetore. Pas shpenzimeve të shumta në fundvit, qytetarët depozituan pak para për të kursyer në llogaritë e tyre bankare, por bizneset, të cilat duket se kanë fituar më shumë nga periudha festive, rritën ndjeshëm kursimet e tyre me rreth 10% në fillim të janarit. Pas tyre, edhe korporatat zgjeruan kursimet e tyre me 36%. Qytetarët po kursejnë më shumë në lekë sesa...
Burimi:
top-channel.tv