Bizneset shtojnë investimet, rritet ndjeshëm financimi për makineri dhe pasuri të paluajtshme

Bizneset shtojnë investimet, rritet ndjeshëm financimi për makineri dhe pasuri të paluajtshme

Kredia e biznesit për investime i është kthyer rritjes në katër muajt e parë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill kredia e re për investime kishte vlerën e 32.7 miliardë lekëve, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia për investime është rritur paralelisht në dy segmentet e saj kryesore, atë për investim në makineri dhe pajisje dhe në pasuri të paluajtshme. Kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve kishte vlerën e 10.5 miliardë lekëve, në rritje me 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kredia e re për pasuri të paluajtshme për bizneset në katër muajt e parë të vitit arriti në 22.2 miliardë lekë, në...