Bien kreditë me probleme, shqiptarët më të rregullt për të shlyer huatë gjatë pushimeve dhe festave

Bien kreditë me probleme, shqiptarët më të rregullt për të shlyer huatë gjatë pushimeve dhe festave

Qytetarët dhe bizneset duket se po tregohen më të përgjegjshëm para pushimeve dhe festave për të paguar si fillim borxhet e tyre. Sipas treguesve të shëndetit financiar të Bankës së Shqipërisë, pagesat ndaj kredive ishin më të rregullta në muajin nëntor. Duke bërë që huatë me probleme ndaj totalit të huave të zbresin në 4.19% në muajin nëntor, një përmirësim ky më i lehtë në fundvit. Rritja e të ardhurave dhe punësimi më i qëndrueshëm duket se kanë forcuar aftësinë paguese të individëve. Ndërsa ulja e normave të interesit në tr. 2 të 2025 dha ndikim duke ulur kostot e kredisë dhe ndihmuar qytetarët ti paguajnë më lehtësisht kreditë. Jo vetëm ndikimet nga ana e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe ecurisë së ekonomisë...